Ronaldo ka treguar se u transferua te Interi pasi humbi besimin te drejtuesit Barcelonës.
Ronaldo iu bashkua Interit në vitin 1997 ku shpenzoi pesë sezone në Milano dhe shënoi 59 gola në 99 paraqitje, teksa mungoi komplet dy sezone për shkak të lëndimeve serioze në gju, transmeton Gazeta Express.
Disa vite pas, Ronaldo ka zbuluar arsyen se pse e braktisi Barcelonën, pavarësisht se po shkëlqente me fanellën e katalunasve.
“Isha duke negociuar me Barcelonën për rinovimin (e kontratës)”, u shpreh Ronaldo.
“Vendosa të mos qëndroj sepse kisha humbur besimin në drejtuesit e Barcelonës. Më pas erdhi Interi në momentin e duhur, një sfidë e pabesueshme”.
“Nëse kthemi pas, Serie A atëherë ka qenë liga më e mirë në botë dhe më e vështira. Mendoj se ka qenë vendimi më i mirë që kam mund të marr”, deklaroi mes terash Ronaldo. /Gazeta Express/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...