Tri javë pasi në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen të Gjermanisë, një shqiptar 31-vjeçar kishte shtënë me armë zjarri mbi një person 23-vjeçar, sulmuesi i dyshuar është arrestuar.
Pas kërkimeve intensive, policia gjermane ka arritur të arrestojë sulmuesin e dyshuar shqiptar, natën në mes të enjtes dhe të premtes në një hotel në Bad Herrenalb. Tani, shqiptari gjendet në paraburgim, shkruan “Heidelberg24”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria e akuzon shqiptarin se më 18 mars, në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen, disa herë ka shtënë mbi një person 23-vjeçar. Viktima është plagosur rëndë, ndërsa ende mbetet i paqartë motivi i të shtënave./Albinfo.ch/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?