Kompania “Ibër Lepenci” ka bllokuar llogaritë e ujësjellësit rajonal “Mitrovica” për shkak se nuk ka paguar faturat për shpenzimin e ujit, që kanë arritur në 21 milionë euro, shkruan Gazeta “Zëri”.
Qytetarët e komunës së Mitrovicës, ata të Skenderajt dhe të Vushtrrisë do të mundë të mbesin pa ujë të pijes pasi kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” nuk kryen obligimet ndaj kompanisë “Ibër Lepenci”, që kanë arritur në 21 milionë euro. Borxhet që kanë qytetarët e Mitrovicës së Jugut, të Vushtrrisë dhe të Skenderajt kanë shtyrë kompaninë “Ibër Lepenci” t’i bllokojë llogaritë bankare të KURM, të njësive në Skenderaj dhe në Vushtrri dhe në këtë mënyrë punëtorët kanë mbetur pa paga.
Ilaz Halili, menaxher i Njësisë së Ujësjellësit Rajonal në Skenderaj, tha se punëtorët rrezikohen të mbesin pa paga, ndonëse më së paku borxhe kanë qytetarët e Skenderajt. “Duhet tani të angazhohemi që të mbledhin mjete nga borxhlinjtë në mënyrë që t’i sigurojmë pagat. Duhet të jetë e vështirë, por është e vetmja mundësi që të mundë t’i sigurojmë pagat, pasi që llogaritë bankare na janë bllokuar nga ‘Ibër Lepenci”’, ka thënë Halili, të martën./zëri.info/
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...