Lindita Daija, zëdhënëse e kompanisë “Ferronikeli”, ka thënë se fabrika është përballur me vështirësi teknologjike dhe se prodhimi në “Ferronikel” do të ristartojë posa lënda e parë të jetë në dispozicion, shkruan Gazeta “Zëri”.
Nika: Nuk është puna te vështirësitë teknologjike, ndaj punëtorëve nuk u kryen obligimet
Për ndryshim nga prilli i vitit 2016, kur menaxhmenti i “Ferronikelit” kishte ndërprerë prodhimin për 7 muaj, tani janë punëtorët ata të cilët kanë vendosur ta ndërpresin punën për shkak se, siç ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit” Fehmi Nika, menaxhmenti nuk i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve. Nika i ka thënë “Zërit”, të premten, se për shkak se menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ka përmbushur detyrimin ndaj punëtorëve dhe kontraktorëve, respektivisht nuk ka paguar 30 për qind të muajit shkurt, punëtorët kanë vendosur bashkë edhe me kontraktorët që ta lënë punën.
“Kompania nuk i ka kryer obligime ndaj punëtorëve. Përfaqësuesit e punëtorëve bashkë me përfaqësuesit e kontraktorëve kanë marrë vendim që të ndalet prodhimi derisa të kryhen këto obligime. Punëtorët nuk janë në punë derisa t’u kryhet pagesa./zëri.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...