Shteti i Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar trupat e Gardës Nacionale në kufi me Meksikën, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së presidentit Donald Trump.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se 250 trupa do të dërgohen për ta patrulluar kufirin në atë pjesë në 72 orët e ardhshme.
Edhe Arizona po planifikon dërgimin e 150 trupave javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Trump ka thënë se ai do të dërgojë rreth 4000 trupa të Gardës Nacionale për të siguruar kufirin me Meksikën, derisa të ndërtohet muri.
Shteteve si New Mexico dhe Kalifornia u është kërkuar të marrin veprime të njëjta./Klan Kosova/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë