Si policia e vetme në botë pa sigurime shëndetësore, Policia e Kosovës po vazhdon të kryejë detyrat e saj duke mbrojtur territorin e Kosovës dhe qytetarët e saj.
U premtua çdo vit nga ministritë konkrete për t’u ofruar sigurim shëndetësor atyre që rrezikojnë jetën e tyre për Kosovën, por ende nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor se kur mund të ndodh kjo, shkruan portali arbresh.info.
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se sigurimi shëndetësor është temë që diskutohet me vite, por sipas tij nuk pret që as në vitin 2018 të ndodh kjo.
“Si çdo qytetar i Kosovës ashtu edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk kanë sigurim shëndetësor. Kemi bërë kërkesa në qeveri për sigurime shëndetësore, por ende nuk ka diçka konkrete. Nga takimi i fundit që ka qenë me Ministrin e Financave ai ka deklaruar se janë në shqyrtim, edhe ka dhënë edhe një propozim për sigurimin aksidental dhe jetësor por ende nuk e kemi asnjërën. Premtimet janë por ne vazhdojmë të mos kemi sigurim shëndetësor ende. Në këto gjëra flitet me vjet e nuk pres as në vitin 2018 të ketë diçka konkrete.”, është shprehur Tasholli.
Tasholli tregon se së fundmi kanë dërguar një kërkesë tek Kryeministri, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, por sipas tij nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Portali Arbresh.info u ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave dhe MPB-së, por këto të dyja ia kanë hedhur topin njëra- tjetrës duke thënë se nuk është përgjegjësi e tyre.
Ditë më parë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është shprehur i shqetësuar për policët kosovarë duke thënë se edhe ata ndajnë fatin me të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës sa u përket sigurimeve shëndetësore.
Maxhuni ka thënë se policët e Kosovës nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe kjo sipas tij është e vështirë duke pasur parasysh problemet e mëdha në të cilat hasin zyrtarët policorë.
“Neve na mungon sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e kësaj organizate, ndajmë fatin e tërë popullit të Kosovës. E dimë që është duke u punuar që ky Ligj në afat sa më optimal të hyjë në fuqi dhe besoj që me hyrjen në fuqi edhe Policia e Kosovës do ta gëzoj atë”, është shprehur Maxhuni.
Ligji për sigurime shëndetësore edhe pse nuk ndanë persona dhe sektorë të veçantë për të pasur sigurim shëndetësor, ende nuk po gjen zbatim./Arbresh.info/Mira Avdimetaj/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...