Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, shkruan arbresh.info.
Sipas këtij instituti në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.
Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.
Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...