Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar se e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ankesën për dyshime të manipulim të votave në zgjedhjet e fundit për komuna.
Ai thotë se nga Gjykata po kërkohet vendim konkret për çështjen e votimit në Prishtinë. Abrashi mendon se Prishtina duhet të shkojë në rivotim
“ Ne besojmë që ka pasur manipulim të votave. Për këtë edhe jemi duke e kërkuar një vendim nga Gjykata. Ne jemi duke kërkuar rinumërim të votave. Ne kemi pasur informata se votat në zarfeve nuk janë numëruar apo hapur fare”, ka thënë ai.
Abrashi thotë se kërkesa konkrete ndaj Kushtetuese është që të ketë rivotim në Prishtinë.
“Kërkesa jonë është që të këtë rivotim në Prishtinë. Ka pasur manipulime të mëdha në vota dhe për këtë qytetarët duhet të votojnë përsëri për kryetarin e tyre”, thotë Abrashi
Ai ka treguar se Kushtetuesja brenda dy muajve do tua ktheje edhe përgjigjen për ankesën e tyre.
Abrashi tregon se qeverisja nga Shpend Ahmeti është e kapur nga bizneset dhe njerëzit e ndryshëm.
“Shpend Ahmeti është i kapur nga bizneset e mëdha. Ata i thonë se çfarë duhet të punojë. Ata edhe ia kanë siguruar fitoren”.
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...