Gareth Bale raportohet të ketë informuar Real Madridin se nuk dëshiron të largohet nga klubi gjatë verës.
Reprezentuesi uellsian ka arritur të shënojë 14 gola dhe të krijojë shtatë asistime brenda 30 paraqitjeve për ‘Los Blancos’ këtë sezon, por sulmuesi nuk ka arritur të sigurojë një pozitë startuese nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United është një admirues afatgjatë i 28-vjeçarit, ndërkohë që ish klubi i Bales – Tottenham Hotspuri ka kërkuar gjithashtu transferimin e tij.
Sulmuesi ishte lënë në bankinë në ndeshjen e parë çerekfinale të Real Madridit në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit mbrëmjen e së martës dhe gazetari spanjoll Guillem Balague ka njoftuar së fundmi që Bale do të shitet në fund të sezonit.
Megjithatë, bazuar në një raport ‘AS‘, uellsiani ka ndërmend për të vazhduar qëndrimin këtë verë dhe do të refuzoj largimin edhe nëse ‘Los Blancos’ kërkojnë të shesin atë.
Bale ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në fund të sezonit 2021-22./arbresh.info/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator