Google ADS

Çani ngacmon këngëtaren në studio: Bëji flokët siç i kishe kur u takuam bashkë

22:59 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sic tashmë edhe dihet, Arjan Cani nuk e ka në natyrë që të rrijë i qetë kur fton vajza të reja në emision.

Përkundrazi ai nuk i kursen ngacmimet kundrejt tyre pa e vrarë shumë mendjen.

Mbrëmjen e sotme në studion e Çanit, e ftuara e parë është Sarah Malaj, një repere shumë seksi.

Gjatë bisedës me të, Arjan Çani e ka komplimentuar disa herë, po i ka “tërhequr” vëmendjen, pasi nuk i kishte kapur flokët me karfica, siç ia e kishte parë ditën që ishin takuar para emisionit.

“Pse nuk i ke vendosur ato karficat e zeza në mes të flokëve të bardha zemër? Ato ishin shumë të bukura. E di kush mu kujtua kur t’i pashë? Gjyshja ime zemër…”, i thotë ai.

“I kam vendosur, por i kam anash flokëve”, ia kthen bukuroshja bionde. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme