Elbasan, policia ndalon dhunuesin e dehur që theri 4 persona

22:32 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan.

Shtetasi  i lartpërmendur, më  datë 06.04.2018 në  Lagjen “Sul Paprri”  pasi ka dalë nga një lokal, në rrugë  është  konfliktuar  dhe  dyshohet të  ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç,  A.S., 42 vjeç dhe  U.S., 18  vjeç  banues në Elbasan.

Të  katërt shtetasit ndodhen në spitalin  Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Shkak  i konfliktit dyshohet  të ketë qenë një  konfikt  i  mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur  me  vëllain e shtetasit U.S.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme