Google ADS

Pacolli: Gjuriq nuk është dashur të sillet fare në Prishtinë

22:20 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka komentuar arrestimin e Marko Gjuriqt nga Polica e Kosovës. Ai ka thënë se Gjuriq nuk është dashur të sillej në Prishtinë në atë mënyrë.

Ministri i Jashtëm në Speciale me Berat Buzhalën në T7,  ka thënë se ndalimi i Marko Gjuriqit ka qenë i nevojshëm pasi ai kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Por, sipas tij, sjellja e policisë ndaj tij ka qenë e tepruar.

Ai ka thënë se Gjurqi ndoshta nuk do të duhej fare të sillej në Prishtinë, por edhe kur është sjellë në kryeqytet ai nuk do të duhej të tërhiqej zvarrë rrugëve, siç edhe ka bërë policia me të.

“Gjuriqi ka hyrë ilegalisht të hy në Kosovë. Ne kemi ndaluar dhe e kemi kthyer. Por, pse atë e solli Policia në Prishtinë në atë mënyrë, unë nuk kam informata. Nuk di pse ndodhi kjo. Nuk është dashur edhe të ndodh kështu. Është dashur që vetëm të largohet nga Kosova dhe jo të behën aso spektakle”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka thënë se ministri i brendshëm edhe pse vinte nga partia e tij, nuk është ai që ka kontaktuar direkt me policinë për këtë rast.

Ministri Pacolli ka folur edhe për vizitën e tij që do ta bëj nesër në Kosovë, dhe për këtë ka thënë të ketë marrë leje./Exspress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme