United Airlines ka zbuluar një sulm në rrjetin e kompjuterëve të saj në muajin maj që vendos lëvizjet e milionave amerikanëve në dorë të një grupi të hakerëve nga Kina, raporton ‘Bloomberg’. Ky duket të jetë grupi i njëjtë i hakerëve që janë të dyshuar për sulmin e shkaktuar në Zyrën e Personalit Menaxhues gjatë muajit qershor duke kompromentuar privatësinë e 21.5 milionë njerëzve, transmeton arbresh.info.
Të dhënat e dëmtuar gjatë hakimit në United Airlines përfshijnë listën e udhëtarëve, që ka të detajuar pasagjerët, origjinën dhe destinacionin e fluturimeve individuale. Kjo informatë mund të shtohet në databazën në rritje e sipër të Kinës tek zyrtarët për mbrojte dhe inteligjencë të SHBA-së.
Ky sulm kibernetik nuk është i lidhur direkt me rënien e rrjetit në muajin qershor apo korrik që shkaktoi ndaljen e shumë fluturimeve pasi hakerët duket se ishin duke vëzhguar United Airlines për shumë muaj./arbresh.info
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani