Gjatë operacioneve të fshehta në 18 vende, agjencia e inteligjencës turke ka kidnapuar rreth 80 shtetas turq, të cilët qeveria i kërkonte me akuzat për lidhjet të dyshimta me Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga qeveria turke për përpjekjen për grusht shtet gjatë viti 2016, ka deklaruar një zyrtar i turk.
Komentet e zëvendëskryeministrit Bekir Bozdag në një intervistë me televizionin Haberturk erdhën pasi Turqia organizoi fshehurazi deportimin e gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë, pesë mësues dhe një doktor, të akuzuar për mbështetjen e grusht shtetit të dështuar, transmeton portali arbresh.info
Kjo lëvizje ka zemëruar kryeministrin e Kosovës, i cili largoi nga detyra Ministrin e Brendshëm dhe Shefin e Inteligjencës.
Bozdag tha se Agjencia Kombëtare e Inteligjencës kishte dyshime mbi personat që kanë lidhje me Fetullah Gulen, prandaj edhe ka kryer operacione në 18 vende.
Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat vende bëhet fjalë, por ka theksuar se operacione të tilla do të vazhdojnë të ndodhin.
Turqia e ka akuzuar Fetullah Gulen se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016, ku mbetën të vrarë më shumë se 250 persona.
Zëdhënsi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka mohuar se veprimi është kryer pa njohurinë e autoriteteve kosovare.
Ai ka insistuar se gjashtë burrat janë deportuar në mëarrëveshje me autoritetet e vendit.
Në Turqi, autoritetet kanë arrestuar rreth 38 mijë njerëz në akuzat se kanë lidhje me Fetullah Gulen dhe më shumë se 110 mijë njerëz janë përjashtuar nga vendet e punës në sektorin privat dhe publik.
Shumica e të arrestuarve dhe atyre të përjashtuar nga puna kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se janë të pafajshëm./arbresh.info/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...