Juventusi raportohet se mund të nënshkruaj me Juan Bernatin nga Bayern Munichu këtë derisa gjiganti gjerman ka si shënjestër Jonas Hectorin.
Kwadwo Asamoah duket se është i vendosur për largim nga Zonja e Vjetër me përfundimin e sezonit, ndërkohë që Alex Sandro mund të shitet gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Leonardo Spinazzola duket i vendosur për rikthim nga Atalanta, Juventusi ende ka nevojë për përforcime në krahun e majtë.
Bazuar në një raport sot (e premte) nga ‘Tuttosport‘, një marrëveshje me Bernatin është e mundshme për shkak se atij i është thënë se nuk ka të ardhme te “Bavarezët”.
Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2019, prandaj ai mund të jetë në dispozicion për një tarifë më të vogël këtë, ndërkohë që Bayern Munichu është duke kërkuar nënshkrimin me Hectorin e Colognes./arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...