Barcelona është ende e pasigurt nëse ata do të shfrytëzojnë në formacionin startues sulmuesin Lionel Messi këtë vikend kundër Levantes.
Argjentinasi luajti për plotë 90 minuta në mesjavë në fitoren 4 me 1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër AS Romas ndaj të cilës shfaqi një paraqitje impresive si gjithmonë, transmeton portali arbresh.info.
Por, trajneri Ernesto Valverde nuk është ende i sigurt nëse ata do të shfrytëzojnë superyllin edhe në ndeshjen e ardhshme në La Liga.
“Ne do të shohim se si ndihet Messi pas stërvitjeve”, ka thënë Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes. “Disa lojtarë përfunduan ndeshjen e së mërkurës në siklet”
“Ne do të vlerësojmë nëse Messi ka nevojë të pushohet apo jo”
Barcelona vazhdon të jetë në presion për të përfunduan sezonin si të pamposhtur, diçka të cilën nuk e kanë arritur ende./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...