Një yll i Barcelonës ka zbuluar se ka mbetur pa fjale pasi shikoi golin e jashtezakonshëm të Cristiano Ronaldos me gërshërë kundër Juventusit.
Ylli portugez pushtoi kryetitujt e mediave botëror kur kërceu për të goditur topin e asistuar nga Dani Carvajal duke shënuar një gol që do të mbetet në mendjen e të gjithëve për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.
Goli madje ishte aq i mirë sa tifozët e Juventusit u ngritën në këmbë duke duartrokitur.
Sidoqoftë, tifozët e Juventusit nuk ishin të vetmit të impresionuar për shkak se Ivan Rakitic ka pranuar gjithashtu se kishte mbetur pa fjalë në momentin kur pa golin.
“Ne duhet të urojmë Ronaldon për golin e tij, ishte i mrekullueshëm”, ka thënë ai para gazetarëve. “Është vështirë për të gjetur fjalët e duhura”
“Real Madridi dominoi në të gjitha aspektet në ndeshjen e tyre dhe luajti shumë mirë, prandaj ne duhet ti urojmë ata”
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...