Aplikacioni Google Translate për të dy platformat, Android dhe iOS, do të marrë një përditësim të madh brenda disa ditëve.
Së pari, gjiganti Google ka shtuar 20 gjuhë më shumë tek funksioni për përkthim në kohë reale, që iu lejon të vendosni kamerën e telefonit tek teksti që dëshironi të përktheni, ku gjuha që bartë ai tekst përkthehet menjëherë në gjuhën e përzgjedhur nga ju.
Pas këtij përditësimi, ky funksion mund të përdoret edhe në 27 gjuhë të reja, shkruan arbresh.info. Fillimisht, Google Translate përkthente fjalët në anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjollisht, ndërsa tani versioni i ri shton edhe gjuhën bullgare, katatonish, kroate, çeke, daneze, holandeze, tagalogisht, lituanisht, norvegjisht, rumanisht, sllovakisht, suedisht dhe atë turke.
Një funksion tjetër i përmirësuar tek aplikacioni është bisedimi me zë, që iu lejon përkthim në kohë reale në gjithsej 32 gjuhë. Ky funksion tani do funksionojë më shpejtë dhe më natyrshëm edhe në rrjet të ngadalshëm./arbresh.info
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...