Policia e Durrësit vazhdon hetimet për vdekjen në rrethana ende të paqarta të fëmijës 3-vjeccar në qytetin bregdetar, ndërsa e ka referuar rastin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.
Vogëlushi humbi jetën një ditë më parë, pasi shfaqi gjendje të rënduar shëndetësore teksa po konsumonte vaktin e drekës, një supë, në kopshtin jopublik që frekuentonte.
Të premten, mes dhimbjes e lotëve, fëmija është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa kopshti i tij ka mbyllur dyert.
Hetimet janë përqendruar në atë që ka ndodhur orën e fundit të jetës së Daniel Zakës.
Një ditë më parë mjekët bënë të ditur se fëmija ishte dërguar nga kujdestarja e kopshtit në gjendje asfiksie, pa puls dhe tension, në poliklinikën e specialiteteve dhe megjithë ndihmën e dhënë nuk ka mundur të mbijetojë.
Mostra të ushqimit të konsumuar në kopshtin jopublik që ka konsumuar 3-vjeçari janë dërguar në laborator në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm, ndërsa pritet dhe raporti zyrtar mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes./Top Channel
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...