Kosova do t’i japë peshë raporteve me BERZH-in dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që projektet jetike të Komunave të kenë përkrahjen e duhur, nga e cila përkrahje do të përmirësohet jeta e qytetarit.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në hyrje të takimit të iniciuar nga Qeveria e Kosovës me drejtorin e ri të BERZH-it në Kosovë dhe përfaqësuesit e komunave dhe bizneseve private, të cilat ishin pjesë e projekteve të prezantuara në Samitin e shkurtit në Londër, organizuar nga BERZH, shkruan arbresh.info.
“Qeveria e Kosovës do të marrë garanca, që ky operacion i përbashkët të bëhet i mundur dhe nismat e komunave dhe bizneseve të gjejnë përkrahjen e duhur. Është një veprim i ndërsjellë yni dhe ky operacion i përbashkët bëhet i mundur duke falënderuar gatishmërinë e BERZH-it, të cilët i falënderoj për këtë partneritet.
Besoj se kemi dëshmuar si Kosovë se do t’i japim peshë kësaj marrëdhënie dhe besoj se takimi i sotëm përmbyllë një pjesë tjetër të kësaj marrëdhënie, që dëshmon se do të rrimë në këtë projekt bashkë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë, falënderoi kryeministrin Haradinaj për organizimin e këtij takimi, pjesë e të cilit ishin edhe kryetarët e komunave dhe përfaqësues të sektorit privat, duke thënë se BERZH-i është një partner afatgjatë për Kosovën. Taylor tha se që nga 2012-ta janë investuar 312 milionë euro në 81 projekte nga sektori publik dhe ai privat në vend.
“Duam të bëjmë më tepër në Kosovën dhe ky është qëllimi ynë, që të punojmë më shumë. I kemi tri fusha prioritare: sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturën”, tha shefi i BERZH-it, duke thënë se ekziston mundësia që të bëhet më shumë në projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike.
Kordinatori në Qeverinë e Kosovës për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi, njëherësh i ngarkuar edhe në mbledhjen e projekteve dhe prezantimin e tyre, tha se në mesin e 40-të projekteve me të cilat Kosova këtë vit u prezantua në Londër, hyjnë projektet si: Unaza ose qarkorja e madhe e Prishtinës, 9 projekte kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza, tre projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e pendave (nga Komunat e Skenderajt, e Prizrenit dhe e Drenasit), infrastrukturë brenda qytetit, 7 rrugë regjionale dhe dytësore, 2 ndërtime të sistemeve të ujitjes, 3 projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve, studimi i fizibilitetit të Aeroportit të Gjakovës, një projekt për energji të ripërtëritshme, 3 projekte nga Energjia prodhuese me erë, projekte për turizëm, rekreacion, parqe (gjithsej 6), dy projekte që ndërlidhen me prodhim, prodhimi i tjegullave dhe mobileve, një projekt për ndërtimin e fabrikës së ëmbëlsirave, dy projekte për mbledhjen dhe përpunimin e gomave dhe projekte të tjera.
Takimi i sotëm i iniciuar nga kryeministri Haradinaj pati për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të këtyre projekteve, për të gjetur mundësinë më të shpejt të investimit dhe realizimit e tyre.
Institucionet e përfshira në këtë proces tani do të listojnë projektet prioritare, të cilat do të mbështeten nga BERZH-i dhe Qeveria e Kosovës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...