Ish lideri katalunas bën thirrje për dialog

15:16 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Ish lideri katalunas Carles Puigdemont ka bërë thirrje për dialog të menjëhershëm pas lirimit me kaucion në Gjermani.

Deri tani, ai dhe separatistët e tjerë kanë pranuar vetëm përgjigje represive nga autoritetet spanjolle, tha ai, transmeton portali arbresh.info.

Puigdemont është arrestuar në Gjermaninë veriore muajin e kaluar ndërsa po udhëtonte nga Danimarka në rrugën e tij për në Belgjikë, ku ai jeton në ekzil të vetë-imponuar.

Ish lideri katalunas kërkohet në Spanjë për trazira dhe akuza të tjera për votimin e referendumit të pavarësisë së vitit të kaluar.

Por një gjykatë gjermane ka paralajmëruar se ende mund të përballet me ekstradimin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme