Google ADS

‘Despacito’ video më e klikuar e të gjitha kohërave në Youtube

14:52 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Edhe pse ‘Despacito’ ka mërzitur shumë njerëz në mbarë botën, duke u bërë here pas here edhe virale, ajo vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës.

Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.

‘Despacito’ arriti numrin e 5 miliardë klikimeve në kanalin e Youtube, duke u bërë kënga me më shumë shikime e të gjitha kohërave në kanalin e famshëm të videove.

Por nuk mbaron këtu, ajo është kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, ‘Despacito’ ka lënë me diferencë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme