Një nënë e cila kishte vrarë të porsalindurit dhe futur në një frigorifer me ngrirje të thellë për 10 dhe 14 vjet është burgosur në Gjermani.
Steffi Schmidt është dënuar me nëntë vjet e gjysmë prapa grilave për krimet makabre, transmeton portali arbresh.info
Thuhet se njëra nga bebet ishte ende gjallë kur u fut në ngrirës.
Ajo tha para gjykatës në Halle: “Ajo çfarë kam bërë është serioze. Duhet të dënohem për këtë”.
E pandehura mbajti trupat e bebeve, sepse nuk mund të duronte faktin e ndarjes nga ta.
Policia bastisi shtëpinë e saj në fshatin e vogël të Benndorf në janar, pasi që partneri i saj i ri i alarmoi ata.
Në gjykatë u tha se e akuzuara fshehu shtatzëninë e saj nga bota në vitin 2004, dhe më pas lindi një vajzë të shëndetshme në banjë.
Ajo menjëherë e futi atë në një qese plastike dhe e futi në ngrirës.
Sipas autopsisë foshnja ishte ende gjallë, por që vdiq nga hipotermia. Katër viteve me vonë ajo lindi një djalë të cilin gjithashtu e vrau pas lindjes.
Prokuroria e këtij rasti kishte kërkuar një dënim 10-vjeçar për gruan, ndërsa mbrojtja kërkoi gjashtë vite./Arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...