Kanë shpërthyer përleshjet sërish mes protestuesve palestinezë dhe forcave izraelit përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin, një javë pas trazirave të ngjashme ku mbetën 16 persona të vdekur.
Ushtria izraelite tha që i kishte qëlluar tre persona me armë zjarri në këmbë, pasi protestuesit po digjnin goma veturash dhe hidhnin gurë, transmeton portali arbresh.info.
Protestuesit po kërkojnë që refugjatët të lejohen të kthehen në tokat e të parëve që tani janë në Izrael.
Por Izraeli thotë se grupi militant Hamas, i cili dominon Gazën, po organizon tubime për të nisur sulme.
Është paralajmëruar se urdhrat që u janë dhënë ushtarëve se kur të hapen zjarr nuk janë ndryshuar, pavarësisht nga një stuhie kritikash ndërkombëtare./Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç