Zaev do të dëshmojë në gjykatë për tentim vrasjen e Ziadin Selës

14:08 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev do të ftohet të dëshmojë në gjykatë, në lidhje me tentimvrasjen e Ziadin Selës, deputet dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sipas agjencisë Makfax, propozimi që Zaevi të dëshmojë në gjykatë vjen nga mbrojtja e Selës, në bazë të një pjese të deklaratave të Zaevit dhënë për mediat, në lidhje me 27 prillin e dhunshëm të vitit të kaluar.

Në seancën e caktuar për të martën e javës që vjen, në gjykatë do të dëshmojnë Talat Xhaferi, Damjan Mançevski dhe Aleksandar Kiracovski. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme