Nikollovski akuzon Bujar Osmanin dhe Ditmir Bushatin për marrëveshje të fshehtë kundër Maqedonisë

13:21 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski ka folur për planin 3-6-9 reformues qeveritar, i ftuar në emisionin “Samo Vistina”, në Kanal 5.

Sipas tij, realizimi prej vetëm 42% i këtij plani e ka një prapavijë që e ndërlidh me Shqipërinë, pasi që reformat në këtë vend janë në nivel katastrofal, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski akuzon se ka një marrëveshje të fshehtë ndërmjet Bujar Osmanit dhe Ditmir Bushatit, që procesi reformues në të dy vendet të jetë në nivel të njëjtë, dhe të dy shtetet të trajtohet njëjtë nga BE-ja.

Të dhënat për këtë marrëveshje Nikollovski nuk i bën publike, por thotë se ka burime serioze dhe të besueshme.

Ai kërkon sqarime nga Bujar Osmani, nëse është e vërtetë që ka marrëveshje, apo jo, duke e pyetur nëse është e pëlqyeshme për të që Maqedonia të mos jetë më e suksesshme se Shqipëria.

https://www.facebook.com/Kanal5Televizija/videos/1892955934077684/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme