Pas Distrisë dhe Gjakovës, edhe Fjolla është kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix që po mbahet në Turqi.
Dita e xhudistëve kosovare. Edhe Fjolla Kelmendi në kategorinë 47 kg ka siguruar medaljen e argjendtë, pasi u kualifikua në finale duke e mposhtur xhudisten nga Izraeli, Tamar Malca.
Ajo në finale do të përballet me fituesen e duelit mes Marusa Stangar e Catarina Costa.
Distria Krasniqi ka siguruar gjithashtu medaljen e argjendtë. Ajo në kategorinë deri në 52 kg, e mposhti xhudisten nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova, për të kaluar në finale.
Distria në finale do të përballet me xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.
Nora Gjakova gjithashtu ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë 57 kg dhe do të kërkojë të artën kundër xhudistes nga Korea e Jugut, Jandi Kim. /Gazeta Express/
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...