Zëvendësministri i Kulturës Rexhep Hoti ka pritur sot në takim shkrimtarin gjerman Rüdiger Schaper, autori i cili ka shkruar biografi për Aleksandër Moisiun,aktorin e madh me famë botërore me origjinë shqiptare, arbresh.info.
Libri i autorit Schaper “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi” është përkthyer në shqip nga Feride Berisha, nëbashkëpunim mes Shtëpisë Botuese PA dhe Qendrës Multimedia, i përkrahur nga rrjeti Traduki. Sot pjesë nga ky botim do të lexohen në Teatrin Kombëtar të
Kosovës në shqip e në gjermanisht ku pjesëmarrës do të jetë edhe vet autori i librit, Schaper i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.
Me këtë rast, zëvendësministri Hoti, i shprehu mirëseardhje dhe i gatishmërinë e MKRS-së për ta përkrahur autorin gjerman edhe në bashkëpunimet tjera.
Ndër çështjet që u diskutuan në këtë takim është një projekt i cili pritet të shqyrtohet nga ana e MKRS-së që të realizohet. Ky projekt parasheh botimin e një vepre të re për Aleksandër Moisiun, ku do të përfshihen 51 letërkëmbime mes aktorit dhe të dashurës së tij Sonja Wiber, në fund të jetës së tij, rreth viteve 1934-35. “Këto letërkëmbime janë të pabotuara dhe do të jetë në interes për lexuesin shqiptar t’i ketë në dorën e tij”, ka vlerësuar Hoti.
Gjithashtu, në kuadër të botimit janë të parapara të përfshihen një studim i autorit Schaper për Moisiun, fotografi të pabotuara më parë dhe një pjesë artistike në fund të botimit e cila edhe do të mund të inskenohej. E në kuadër të projektit, në Prishtinë, do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografi të Moisiut.
“Ne si ministri jemi të gatshëm që të ndërmarrim hapat e duhur që ta përkrahim një aktivitet i cili do të sillte para lexuesit shqiptar gjëra ekskluzive të aktorit të madh Aleksandër Moisiu dhe këtë gjë ta bënininstitucionet e Republikës së Kosovës do të ishte një gjë e mrekullueshme”,u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Hoti.
Ndërkaq, nga ana e tij, autori gjerman Schaper, u shpreh se ndjehet i kënaqur që ndodhet në Kosovë, tek populli i Aleksandër Moisiut, dhe falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe për gatishmërinë për
bashkëpunimin e mëtejmë në konkretizim të projekteve të planifikuara./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...