Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së në konferencën e rregullt javore ka adresuar sërish çështjen e gylenistëve të deportuar, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur skandalin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka thënë se kryeministri ka dështuar të sigurojë zbatim të të drejtave elementare njerëzore, e ndërsa për presidentin se ka shkelur Kushtetutën.
“Ju e keni parë që debati për depërtimin e shtetasve turq u diskutua vetëm nga deputetët, pasi që kryeministri nuk ishte prezent. Ai dështoi për të siguruar zbatim të plotë të drejtave elementare njerëzore dhe të ketë mbikëqyrje të institucioneve përkatëse, ndërkaq Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, kryeministri nuk ka dhënë asnjë sqarim”, është shprehur ai.
Ai më tej ka treguar se deputetët kanë mbështetur iniciativën e LDK-së për të formuar një komision hetimor për rastin e të depërtuarve./Arbresh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...