Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinkau, ne një postim ne Facebook, thotë se edhe një ditë më parë në tryezën e organizuar në lidhje me normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve me Serbinë, si në krejt zhvillimet politike të dekadës së fundit, u pa qartazi se Kosova vuan nga sëmundja e moskuptimit të drejtë të situatës në të cilën ndodhet Kosova.
Postimi i tij i plot:
Skenaristët e “Skenarit të Finales së Madhe”
Edhe në tryezën e organizuar në lidhje me normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve me Serbinë, si në krejt zhvillimet politike të dekadës së fundit, u pa qartazi se Kosova vuan nga sëmundja e moskuptimit të drejtë të situatës në të cilën ndodhet Kosova dhe natyrisht edhe zgjidhjet për daljen nga kjo situatë vijnë të gabuara. Në njërën anë politika e servilizmit e përfaqësuar nga Hashim Thaçi, që pas i shkojnë LDK, AAK, NISMA e ndonjë tjetër, dhe në anën tjetër ekstremizmi i përfaqësuar nga Albin Kurti e i pasuar verbërisht edhe nga fundamentalizmi kosovar. Prapa të dyja politikave në mënyrë perfide fshihet qëllimi i vetëm i tyre – lufta e egër për pushtet e assesi përpjekja për të gjetur zgjidhjen fatlume për Kosovën!
Kosova nuk e ka situatën ta ndjek pas Hashim Thaçin e të vazhdojë kompromiset e pafund ndaj Serbisë e poashtu Kosova nuk guxon të mashtrohet e të përfshihet në ekstremizmin e anarkizmin e Albin Kurtit. Të dyja këto rryma politike janë të dëmshme dhe me pasoja të rënda për Kosovën dhe krejt kombin shqiptar. As normalizimi i përshpejtuar e për nevoja të Serbisë (Hashim Thaçi) e as bisedimet e reja me serbët e Kosovës (Albin Kurti), si variante që dolën nga kjo tryezë, nuk janë zgjidhja dhe që të dyja do të vazhdonin të prodhonin kriza politike në Kosovë.
Kosova përmes institucioneve të veta shtetërore e përmes partive politike duhet të vetëdijesohet për pozicionin e vet ndërkombëtar dhe në përputhje me këtë duhet urgjentisht ta hartojë platformën politike për dalje nga pozita në të cilën ka rënë. Tani për tani ky pozicion politik Kosovën e mbanë në shtangim dhe përherë të rrezikuar, përfundon postimi./arbresh.info/
Bitcoin shpërthen kufijtë, prek 80 mijë dollarë për herë të ...
Sulm me thikë në Londër, vritet një person, plagosen dy të t...
Calhanoglu: Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për I...
Telefonata e Trump me Putin për Ukrainën/ Kievi: Nuk jemi të...
Nesër seanca për buxhetin, Tahiri: Është i parakohshëm, duhe...
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, pritet të flasë edhe për...