Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto i është përgjigjur ashpër presidentit Donald Trump në një fjalim, duke insistuar që nuk do të lejojë vendi i tij që retorika negative të definojnë veprimet e tyre.
“President Trump: Nëse doni të arrini marrëveshje me Meksikën, ne jemi gati, sikurse e kemi dëshmuar deri tani, gjithnjë të gatshëm për t’u angazhuar në dialog, duke vepruar me zell, në mirëbesim dhe në një frymë konstruktive”, tha ai në adresimin kombëtar, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse deklaratat tuaja të fundit janë rezultat i frustrimit të problemeve politike vendore, për shkak të ligjeve apo Kongresit tuaj, duhet t’u drejtoheni atyre, jo meksikanëve”.
Më parë gjatë ditës, Trump kaloi disa minuta duke folur kundër emigracionit të paligjshëm në një tryezë të rrumbullakët për reformën e taksave në Virxhininë Perëndimore.
Ai gjithashtu përmendi “karvanin” e emigrantëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës dhe madje iu referua fjalimit të tij për shpalljen presidenciale 2015, kur tha se Meksika nuk “dërgon njerëzit më të mirë, ata janë përdhunues”./Arbresh.info/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...