Kosova ka shumë toka të mira që mund të gjenerojnë prodhime të mira bujqësore, por për të pasur një prodhim sa më cilësor nevojitet që projektet dhe aplikimet të bëhen sa më mirë.
Agroekonomisti Leart Osmani ka thënë për Radio Televizionin e Kosovës se bujqit e Kosovës kanë nevojë që të kenë mjete më të mira për të pasur një prodhim më të mirë dhe të madh.
“Dihet se bujqësia e Kosovës, është pak më mbrapa. Një problem është se tokat e Kosovës, janë shumë të parcializuara, pra janë shumë të ndara dhe për këtë nuk jemi konkurrent”.
Sipas tij ka interesim për tu marr me bujqësi edhe nga të rinjtë, dhe për të konkurruar me produktet të ndryshme në institucionet e Kosovës, por një problem është se janë kriteret shumë të rrepta.
“Bujqësia e Kosovës më shumë është familjare, por duhet të shikojmë që të ecim përpara dhe të zhvillojmë këtë fushë e cila shihet si mundësi për të pasur më shumë zhvillim ekonomik të Kosovës”, theksoi ai./RTK/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...