Mungesës së infermierëve në SHSKUK dukej se do t’i vinte fundi pas një konkursi që ky institucion kishte hapur muaj më parë.
Ndonëse ishin përzgjedhur kandidatet tëcilët kishin fituar njëpozitë si Infermier, ata deri tash nuk kanë mundur ta ushtrojnëdetyrën e tyre për shkak të disa hetimeve tëcilatfilluan për këtë konkurs, shkruan portali arbresh.info.
Dyshimet dhe akuzat të cilat i ngritën disa kandidatë se në mënyrë që të mund të fitojnë një pozitë si infermierë kandidatë kanë dhënë para në këmbim të pozitës, bënë që SHSKUK-ja ta stopojë për një kohë këtë konkurs.
Por pas disa muajve hetimeve duket se këtyre dyshimeve u ka ardhur fundi. Të paktën kështu bëjnë të ditur zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Daut Hoxha zëdhënës i Policisë, ka thënë për Arbresh.info së pas hetimeve të bëra nuk kanë gjetur dëshmi për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Policia e Kosovës pas zhvillimit të hetimeve paraprake konkretisht duke jureferuar të gjitha shkresave të lendeve dhe dokumentacionit relevant nuk ështëvërtetuar dyshimi i arsyeshëm sëështë kryer ndonjë vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriale”, nga neni 422 i KPPRK-së, andaj në konsultim më Prokurorin e PTH-së në Prishtinëlënda e kompletuar më raport tëveçantëdërgohet në Prokurorinë kompetente, Departamentin e Krimeve të Rënda për shqyrtim dhe procedim tëmëtutjeshme të lendes”, ka thënë Hoxha.
E pas përfundimit të hetimeve SHSKUK-ja ka vendosur që t’i funksionalizojë pozitat dhe t’i thërras të gjithë kandidatët e përzgjedhur për këtëdetyrë.
Të enjten 50 infermierët e parë kanë filluar punën, tëpaktën kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zyrtari për informim në QKUK, Shpend Fazliu.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm ju bën me dije se siç ka njoftuar për mediat para disa jave Policia e Kosovës, nuk ka hasur elemente dyshimta dhe është proceduar tutje me konkursin. Poashtu, edhe Inspektorati i Punës ka kthyer përgjigjen në favor të institucionit. Sot janë ftuar në punë mbi 50 infermierët e parë dhe kanë filluar punën, pra infermier/e të profilit të përgjithshëm” ka shtuar ai .
TutjeFazliu ka thënë se nëditët në vazhdim do të ftohen edhe të përzgjedhurit e tjerë për infermierë apo profileve të tjera.
Elidhur me atë se cili do të jetë vendimi i Ministrit ndaj të gjithë atyre që e keqpërdorin pozitën zyrtare dhe për këtëçështjeedhepërkundër përpjekjeve të portalit Arbresh.info Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...