Ky zyrtar i lartë amerikan sot qëndron në Kosovë

07:22 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Matthew Palmer, zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Kosovën.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Evropiane e Euroaziatike, Matthew Palmer”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00.

Matthew Palmer gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është raportuar përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon.

Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme