Francë, policia nxjerr me dhunë nga treni emigranten shtatzënë

01:25 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një video, ku shfaqen disa policë francezë, të cilët tërheqin me forcë një emigrante shtatzënë për ta nxjerrë jashtë një treni, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale me komente, që dënojnë sjelljen terrorizuese të tyre.

Gruaja është marrë nga agjentët prej krahësh dhe këmbësh pas një kontrolli që ndodhi në mesin e protestave, që po zhvillon agjencia shtetërore e hekurudhave në Francë.

Sipas gazetës Nice-Matin, emigrantja po udhëtonte me familjen nga Ventimigliaed dhe u detyrua të zbriste në Menton.

“Duhet të zbresësh, të zbresësh!”, i thonë agjentët në video një personi që përgjigjet në anglisht: “Pse po më arrestoni? Unë jam me gruan time, ajo është shtatzënë”.

Personi në fjalë, shkruan Nice-Matin, refuzon të dorëzojë dokumentet dhe agjentët vendosin të zbresin me forcë familjen. Situata shpejt degjeneron në britma dhe klithmat e burrit: “Mos e prek gruan time, ajo është shtatzënë!”.

Gruaja shprehet se është shtatzënë dhe pastaj zvarritet në platformën e stacionit. Videoja është postuar nga tre studentë francezë, të cilët bënë të shpërthente indinjata. Ata kishin përgatitur edhe një raport mbi gjendjen e emigrantëve në kufirin italo-francez.

Edhe tre të rinjtë u kontrolluan nga policia. Videoja u dërgua më pas edhe në Observatorin Kombëtar për Dhunën Policore./gsh/

https://www.facebook.com/100015621601029/videos/307316416465743/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme