Astma rrit rrezikun e frakturave të kockave tek djemtë, sugjeron një studim i ri.
Sipas tyre, pacientët e kësaj sëmundje janë 30 për qind më të rrezikuar të thyejnë kockat sesa ata pa sëmundje inflamatore të mushkërive, zbuloi një studim.
Autori kryesor Sharon Brennan-Olsen, nga Universiteti i Melburnit, tha: “Për shkak se astma është një sëmundje inflamatore ajo mund të çojë në dobësimin e kockave duke ndërhyrë në mekanizmat në formimin dhe resorptimin e kockave.
Vajzat me astmë nuk janë në një rrezik më të lartë të thyerjeve, për shkak se ato nuk marrin pjesë në sjellje të rrezikshme sikur meshkujt./Indeksonline/