Emigrantët, policia europiane në ndjekje të 65 mijë kontrabandistëve

23:11 | 5 Prill 2018
Trina Galanxhi

Zyrtarët europianë të zbatimit të ligjit kanë deklaruar se janë në ndjekje të 65 mijë kontrabandistëve emigrantë, dy herë më shumë sesa në kulmin e krizës së migrimit që filloi para tre vitesh.

Pavarësisht nga një rënie e numrit të emigrantëve që kaluan me sukses Mesdheun që nga shpërthimi i krizës me të madhe, agjencia e policisë së BE-së ka theksuar se kërkesa për kontrabandistët është ende e “madhe”, transmeton portali arbresh.info

Shumë të dyshuar të rinj janë identifikuar gjithashtu, shtoi Europol, pasi hetuesit në vendet e Europës ndjekin një nga format më të shpejta të krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Së paku 65 mijë kontrabandistë janë në data bazën tonë”, tha Robert Crepinko.

Europol raportoi në shtator të vitit 2015 se kishte rreth 30,000 kontrabandistë të dyshuar përpara se numri të hynte në gati 55,000 deri në fund të vitit 2016, pastaj rreth 10,000 më shumë në vitin 2017.

63 përqind e atyre që janë identifikuar janë nga Europa, duke përfshirë 45 përqind nga vendet    Ballkanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme