Cristiano Ronaldos i shtrohet një super ofertë nga Man Utd

22:26 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka njoftuar kampionin në fuqi të Evropës për një super ofertë që ka pranuar së fundmi.

Real Madridi është informuar nga superylli portugez se Manchester United i ka ofruar një kontratë që i plotëson të gjitha kërkesat e tij, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton ‘Diario Gol’, 33-vjeçari është i interesuar për tu rikthyer në Old Trafford.

Ronaldo thuhet se është i pakënaqur në Spanjë për shkak se dëshiron të paguhet ngjashëm si Lionel Messi nga Barcelona.

Raporti nga gazeta e lartpërmendur spanjolle pretendon gjithashtu se Cristiano Ronaldo ka informuar presidentin Florentino Perez duke i thënë se interesimi nga Manchester United është serioz./arbresh.info/

Të ngjashme