Takimi i parë? Mos folni për këto çështje (është absolutisht e vërtetuar)

21:50 | 5 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sipas seksologut britanik James Preece, në takimin e parë është e rëndësishme që biseda të jetë e këndshme dhe sipërfaqësore.

Kjo do të përmisojë gjendjen e personit që po përpiqeni t’ia merrni zemrën, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni disa nga metodat për t’ia dalë me sukses në takimin e parë.

“Bëni pyetje të lehta dhe pozitive”, thotë Preece. “Nëse flisni për gjëra pozitive dhe të lumtura, personi tjetër do t’ju shoh si pozitiv dhe të lumtur. Pyete atë për familjen, pushimet e tij të preferuara dhe në këtë formë do të zbuloni se cili është motivi i tij”.

“Njerëzit dhe natyra njerëzore janë jashtëzakonisht të parashikueshëm, kur flasim për çështje që kanë interes për dikë, përgjigjja është automatikisht pozitive, e cila do të shfaqet më pas në shprehjen e fytyrës dhe përmes një buzeqeshje”, shtoi ai.

Kjo është edhe mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni interesa të përbashkëta me njëri-tjetrin.

Edhe nëse biseda është shumë serioze dhe e thellë, rrezikon të lërë përshtypje negative.

“Mos u ankohi dhe mos bëni pyetje që japin përgjigjje të pakëndshme”, tha Preece.

Temat që duhet shmangur gjatë një takimi të parë janë: politika, moti dhe pyetja “pse je ende vetëm?”.

“Nuk ka ndjenjë më të keqe sesa të mbroni jetën tuaj para një të huaji”, paralajmëron eksperti.

Sipas tij takimet e para duhet të jenë argëtuese dhe aspak stresuese.

Pyetje tjera që duhet shmangur përfshijnë takimet e mëparshme, marrëdhëniet e mëparshme dhe detaje tjera rreth jetës seksuale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme