CSKA Moscow rikthehet në lojë, i shënon supergol Arsenalit

21:27 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

CSKA Moscow ka barazuar rezultatin me një supergol kundër Arsenalit.

Skuadra ruse ka shënuar për 1 me 1 në minutën e 15′ të ndeshjes së parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë kundër “Topçinjve”, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori qendror Aleksandr Golovin ka mposhtur nga gjuajtja e lirë portierin Petr Cech duke barazuar shifrat në Emirates.

Goli i parë dhe i epërsisë nga “Topçinjtë” u realizua nga mesfushori Aaron Ramsey.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të përgjigjet skuadra e Arsene Wenger./arbresh.info/

Shikoni më poshtë supergolin nga Golovin:

Të ngjashme