Gjykata e Lartë e Brazilit sot e hodhi poshtë kërkesën e ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva për të mos u burgosur ndërsa vazhdon të apelojë vendimin e dënimit e tij për korrupsion.
Vendimi i sotëm pritet të ketë pasoja në politikën e Brazilit dhe duket se do ta shuajë ambicjen e tij për t’u rikthyer në pushtet.
Vendimi i jep një goditje të fortë kandidatit kryesor në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në vendin më të madh të Amerikës Latine.
Ndërsa një makinë ku besohet se ndodhej zoti Lula, hyri në një ndërtesë private, përkrahësit e tij jashtë premtuan të vazhdojnë të luftojnë për të.
“Do të luftojmë për të fituar”, thotë një nga përkrahësit.
“Lula në burg, mjaft më me pandëshkueshmërinë në këtë vend, mjaft. Lula është hajdut dhe ai nuk mund të jetë mbi ligjin”, thotë Fatima Ferreira, një votuese.
Dështimi i Da Silvës për të shmangur një dënim me burg prej 12 vjetësh, do të thotë se ai ka të ngjarë të burgoset së shpejti, edhe pse ndoshta jo deri të paktën javën e ardhshme, në sajë të teknikaliteteve.
Da Silva u dënua vitin e kaluar pasi kishte ndihmuar një ndërmarrje ndërtimi të merrte kontrata në këmbim të premtimit të një apartamenti në plazh.
Autoritetet në disa qytete po përgatiten për demonstrata pro dhe kundër ish-presidentit./VoA/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...