Dy ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte refuzuar të intervistonte një kandidat për ambasador të propozuar nga Qeveria e Kosovës
Duke e konsideruar si proces të paligjshëm dhe me shumë shkelje, kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, së bashku me anëtaren tjetër të LDK-së, Doruntinë Malokun, kishin refuzuar të merrnin pjesë në këtë mbledhje.
LDK-ja thotë se nxitimi për të emëruar një ambasador për një shtet si Gjermania tregon se emërimi është politik.
Por nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaron se mbledhja e së martës, ku u intervistua një kandidat për ambasador, përfundoi me rekomandime pozitive.
Sipas saj, nuk është fare punë e komisionit vlerësimi i kuotës dhe çështjet e tjera, për të cilat LDK-ja refuzoi të ishte pjesë e këtij intervistimi.
Ndonëse nuk e mohon se gjatë qeverisjes së LDK-së kishte emërime të tilla politike, Naser Rugova thotë se LDK-ja do të vazhdojë të bojkotojë emërime të tilla, pasi që këto lidhen direkt me imazhin e vendit.
Ndërkohë, MPJ-ja ua ka dërguar dekretet për kthim 9 ambasadorëve në detyrë në vendet ku ata kanë shërbyer.
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...