Në orët e pasdites së të enjtes, Lulzim Basha bëri një bilanc të ditës së parë të mosbindjes civile, ku opozita bllokoi katër akse rrugore nacionale.
Kreu i PD-së doli para mediave në përfundim të një takimi të përbashkët opozitar në selinë e PD ku u diskutua zgjerimi i protestave.
Duke interpretuar deklaratën e Edi Ramës në Kuvend, Lulzim Basha kërkoi vëmendje, pasi…
“Edi Rama nuk është tërhequr, Edi Rama sot ka pranuar fajin dhe përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës”, shtoi ai.
Thirrja e Bashës për Kryeministrin është një.
“Të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit dhe të japë përgjejgësi ligjërisht dhe penalisht për terrorizimin e qytetarëve në mes të natës”, deklaroi ai.
Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit nuk është e vetmja arsye se përse po protestojnë shqiptarët, pasi sipas Bashës janë edhe disa taksa të tjera. Ai përmendi futjen e biznesit të voglë në TVSH dhe taksën e pronës.
“Vendosi TVSH për biznesin e vogël që të përfitojnë një grup oligarkësh duke shkatërruar biznesin e vogël. Janë ngritur njerëzit që kanë parë se do të pesëfishohet taksa e pronës pa asnjë shpjegim. Qytetarët kanë reaguar sot”, u shpreh ai.
Basha deklaroi se protestat do të vijojnë të martën në respekt të Pashkëve ortodokse./Top Channel
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...