Arsenali dhe CSKA Moscow kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë.
Pas eliminimit të gjigantit italian AC Milanit në raundin e kaluar, Arsenali synon ta bëjë të njëjtë gjë edhe ndaj rivalit të sotëm (e enjte) në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali dhe CSKA Moscow janë takuar dy herë në të kaluarën gjatë ndeshjeve për fazat grupore në sezonin 2006/07 në Ligë të Kampionëve. “Topçinjtë” barazuan 0 me 0 në ndeshjen e parë, ndërsa takimin e dytë e humbën me rezultat 1 me 0 në Moskë.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga trajneri francez Arsene Wenger.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Emirates duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/981952909071011845
https://twitter.com/PFCCSKA_en/status/981951786377498624
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...