Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa mjekët dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e tij.
Këtë të enjte në drekë, i mituri D. Zeka ndodhej në kopsht kur gjatë ushqyerjes ka shfaqur gjendje të rënduar. Sipas mjekëve fëmija ka mbërritur në gjendje të rënduar asfiksie, pa puls e tension në qendrën shëndetësore pediatrike, që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës.
3-vjeçari është dërguar atje nga kujdestarja e kopshtit jopublik, si pika më e afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtori teknik i Spitalit të Durrësit, mjeku Gentian Kavaja tregon mbi ndihmën e dhënë dhe se është ngritur një grup pune për të konfirmuar patologjinë që çoi në vdekjen e fëmijës.
“Ngushëllime për familjen. Shprehim keqardhjen tonë për ngjarjen. Fëmija ka mbërritur në gjendje tejet të rëndë, pa puls, pa tension në qendrën shëndetësore pediatrike që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës. Mjekët kardiologë kanë bërë veprimet e para”, thotë ai.
Autoambulanca ka shkuar shumë shpejt dhe e ka marrë fëmijën, por ai gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Megjithatë është futur në reanimacion për çdo rast.
Është ngritur një grup pune për të përcaktuar patologjinë që çoi drejt vdekjes fëmijën.”
Prindërit kanë shkuar në spital në të tronditur nga humbja e beftë e fëmijës së vetëm, që sipas familjarëve, nuk ka pasur probleme shëndetësore. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërkohë hetimet janë përqëndruar në kopshtin jopublik që ndodhet në lagjen 4 të Durrësit.
Përveç grupit hetimor që ka kryer veprimet e para proceduriale dhe marrë dëshmitë nga kujdestarja e fëmijës dhe i gjithë personeli i kopshtit, në kopsht kanë shkuar edhe inspektorë të AKU-së që kanë marrë mostra nga ushqimi që ka konsumuar në drekë 3-vjeçari./Top Channel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...