Paul Lambert ka thënë se nuk ka ndonjë problem me yllin shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqirin.
Sulmuesi kishte kritikuar kualitetin e skuadrës në klub gjatë një interviste të tij me një revistë zvicerane duke shtuar se ata duhet të bëjnë transferime të mëdha në klub në mënyrë që ai të vazhdoj qëndrimin në stadiumin Bet365, transmeton portali arbresh.info.
Por, Lambert ka folur me Shaqirin për të sqaruar komentet e tij dhe 26-vjeçari ishte i kënaqur me shpjegimin.
“Kam folur me të dhe mendoj që artikulli ishte kryer katër muaj më parë”, ka thënë fillimisht Lambert. “Për aq sa jam i shqetësuar, kjo ka ndodhur para kohës time dhe ka përfunduar, e ka mbuluar pluhuri”
“Mendoj që performanca e tij kundër Arsenalit ishte e qartë për të gjithë, ai luajti për skuadrën dhe ishte i shkëlqyer”
Shaqiri është duke shijuar sezonin e tij më të mirë në Angli që nga transferimi nga Interi në vitin 2015./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...