Me ftesë të “RIT Kosova”, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka mbajtur një ligjëratë me temë “Ndotja e Ajrit, Sfidat dhe Veprimet” ku ka prezantuar veprimet e saj në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ministrja Reshitaj deklaroi se qysh në fillim të mandatit ka filluar hapat konkret në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Hartimi i planit të aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, identifikimi i ndotësve me të mëdhenj në Prishtinë, largimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje në institucione edukativo-arsimore , ndalimi i qarkullimit të veturave për dy ditë në zonën e parë të kryeqytetit dhe subvencionimi i transportit publik janë disa nga veprimet e para që kam ndërmarrë si ministre në reduktimin e ndotjes së ajrit, shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Ajo foli dhe për krijimin e task forcës për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rezolutën e kuvendit, duke shpalosur vendimet që kjo task forcë ka marrë në takimin e parë si: Vendimi për ndalimin e dhënies falas të thëngjillit nga KEK për punëtoret e kësaj korporate nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
“Ministria e Infrastrukturës shumë shpejt fillon me kontrollimin e gazrave të veturave.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në Shkolla. Ministria e Shëndetësisë ka inicuar krijimin e komitetit për shëndet mjedisor dhe të sistemit informativ shëndetësor.Kanë filluar inspektimet e rrepta nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për kontrollimin e cilësisë së derivateve të naftës”, ka thënë ajo.
Me kërkesën e MMPH-së, Ministria e Punëve te Brendshme ka iniciuar krijimin e policisë së gjelbër.
“Në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit aktualisht jemi duke adresuar përmirësimin e gjendjes përmes dy projekteve me donatorë ndërkombëtar: Njëra mbështetje vjen nga Qeveria Japoneze përkatësisht Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtare(Jica) dhe tjetra në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Projekti i parë do të hulumtojë saktë ndotësit dhe përqindjet e tyre në ndotje, kurse projekti i dytë do të mundësojë prezantimin e të dhënave mbi cilësinë e ajrit në kohë reale edhe ne telefona celularë, përfundoi ministrja Reshitaj./arbresh.info/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...