Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur nw takim diplomatin norvegjez dhe ish të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide, shkruan arbresh.info.
Për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e dekoroi ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën.
Nga ana tjetër, ambasadori Kai Eide ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.
Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës./arbresh.info/
Në mungesë të parave, Hezbollahu rrit përpjekjet për trafiki...
Shkenca zbulon: Ky është fajtori përse vështirë i mbajmë në ...
Chelsea fiton thellë ndaj Panathinaikosit në Greqi
Rama: Përfundojnë punimet për aksin që përshkon Kamzën drejt...
Dita Nacionale e Austrisë, Haradinaj: Mike e fuqishme dhe e ...
Haçkaj: Elementët e procesit të votimit të diasporës, të mir...