Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka treguar se Kosova sot është bërë shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka nisur hulumtimin “STEPS” për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit të sëmundjeve të rrezikshme.
Postimi i tij i plotë:
“Kosova bëhet shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të nisë hulumtimin “STEPS”. Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme. Përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit. Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve”, ka shkruar Ismaili./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...