Operacion i madh policor në Tiranë, 17 persona të arrestuar

14:37 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 17 persona ditën e sotme.

Siç bëhet me dije, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Operacioni i policisë është bërë në kuadër të “Forcës së Ligjit”, ndërsa përveç 17 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.

Lista e të arrestuarve

Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë

• Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.

• Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.

• Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.

• Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

• Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.

• Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

• Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

• Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

• Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.

• Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.

• Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.

• Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;

• 2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volksëagen Passat’;

• 28 telefona të markave të ndryshme;

• 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;

• 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare./GazetaExpress

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme